Dogji një sipërfaqe të madhe me pemë, arrestohet autori i zjarrvënies në Rrogozhinë

Dogji një sipërfaqe të madhe me pemë, arrestohet autori i zjarrvënies në Rrogozhinë

Policia e Rrogozhinës ka identifikuar dhe ka vënë në pranga autorin e zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Ballaj. “Shërbimet e Stacionit të Policisë Rrogozhinë, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme, në territorin e fshatit Ballaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendin ku kishte nisur zjarri. Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. A., 31 vjeç, banues në Vilëbashtovë, Rrogozhinë”, njofton Policia. Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Ballaj. Materialet...