Tërmeti i fuqishëm godet Indonezinë/ Dhjetëra të lënduar, nuk ka paralajmërim për cunami

Tërmeti i fuqishëm godet Indonezinë/ Dhjetëra të lënduar, nuk ka paralajmërim për cunami

Dhjetëra njerëz u lënduan në një tërmet me magnitudë 6.0 që goditi Sulawesin qendror në Indonezi, herët këtë mëngjes. Tërmeti, në një thellësi prej 10 km, goditi rajonin Poso dhe u ndje në zonat përreth. Bëhet e ditur se 29 persona u lënduan, dy prej të cilëve në gjendje kritike. Nuk ka raportime për vdekje deri më tani. Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën ‘Unaza e Zjarrit e Paqësorit’, një zonë shumë aktive sizmike, ku pllaka të ndryshme në koren e Tokës takohen dhe gjenerojnë një numër të madh tërmetesh. BMKG — agjencia e meteorologjisë, klimatologjisë dhe gjeofizikës e Indonezisë — tha se nuk ka paralajmërim për cunami. Top Channel