E diela sjell mot të paqëndrueshëm, ulje temperaturash dhe reshje shiu

E diela sjell mot të paqëndrueshëm, ulje temperaturash dhe reshje shiu

Sot vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura nga orët e mesditës deri pasdite vonë. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të vendit gjatë mesditës, kryesisht në relievet kodrinore-malore. Në intervale të shkurtra kohore, në mënyrë të izoluar priten shtrëngata si dhe reshje breshëri (në male). Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s. Valëzimi në dete parashikohet 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: QYTETET Temperaturat në °C Sigla Shkodër 22/35...