UFC-319/ Chimaev mbetet i pamposhtur dhe shpallet kampion bote në peshën e mesme

UFC-319/ Chimaev mbetet i pamposhtur dhe shpallet kampion bote në peshën e mesme

Khamzat Chimaev është kampioni i ri i botës në peshën e mesme në artet marciale mikse. Në eventin UFC-319 zhvilluar sot në Çikago, ai mundi me vendim unanim të gjyqtarëve afrikano-jugorin Dricus du Plessis. Të tri gjyqraët i dhanë fitoren rusit me shifrat e njëjta 50-44, çka tregon se epërsia e Chimaev në kafaz ishte e ndjeshme, duke e merituar atë. Jo vetëm kaq, por Chimaev mbetet i pamposhtur në karrierën e tij. Për kampionin e ri të botës ky është suksesi i 15-të në karrierën (asnjë humbje), ndërsa për Du Plessis kjo është humbja e tretë (ka edhe 23 fitore). Pasi e mbrojti dy hërë këtë titull, këtë herë afrikano-jugori u detyrua të dorëzohej. Chimaev mori frenat e sfidës që në raundin e parë,...