Abuzonte seksualisht me vajza të mitura dhe më pas i filmonte, dënohet me 100 vite burg dadoja në Kaliforni

Abuzonte seksualisht me vajza të mitura dhe më pas i filmonte, dënohet me 100 vite burg dadoja në Kaliforni

Një grua 31-vjeçare nga San Diego, Kaliforni, është dënuar me 100 vjet burg pasi u shpall fajtore për drogimin, përdhunimin dhe filmimin e abuzimeve seksuale ndaj vajzave të mitura, disa prej të cilave kishin autizëm. Gruaja, e cila ofrohej si dado përmes një faqeje interneti dhe shfaqte interes të veçantë për kujdesin ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta, e shfrytëzonte këtë për të fituar besimin e familjeve. Por, siç zbuluan hetuesit, plani i saj i vërtetë ishte abuzimi. “Ajo dinte si të fitonte besimin e familjes dhe t’i manipulonte ata për të marrë atë që donte”, deklaroi nëna e një prej viktimave. Pasi fitonte besimin, dadoja i çonte vajzat në shtëpinë e të dashurit të saj, po ashtu 31-vjeçar, ku ndodhnin abuzimet. Edhe ai u...