Izraeli përgatitet për ofensivën e re në Gaza, paralajmëron zhvendosjen e palestinezëve nga zona e luftës

Izraeli përgatitet për ofensivën e re në Gaza, paralajmëron zhvendosjen e palestinezëve nga zona e luftës

Izraeli ka njoftuar të shtunën se po përgatitet të zhvendosë civilët palestinezë nga zonat e luftimeve në jug të Gazës, ndërsa paralajmëron një ofensivë të re ushtarake në pjesët më të populluara të territorit. Zëdhënësi i ushtrisë, Avichay Adraee, tha se duke filluar nga e diela, do të shpërndahen tenda dhe pajisje të tjera strehimi për banorët e Gazës që do të largohen nga zonat e luftimeve drejt jugut, në atë që ushtria e cilëson si “zona të sigurta”. Pajisjet do të kalojnë nga pika kufitare e Kerem Shalom, përmes OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të ndihmës, pas kontrolleve të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit. Ky njoftim vjen pak ditë pasi Izraeli paralajmëroi se synon të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, qendra më...