Ndahet nga jeta legjenda e televizionit italian, Pippo Baudo

Ndahet nga jeta legjenda e televizionit italian, Pippo Baudo

Pippo Baudo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, raporton ANSA. Simboli i televizionit italian i cili ka prezantuar 13 festivale të Sanremo dhe dhjetëra programe të suksesshme nga “Canzonissima” te “Domenica in” u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës në Romë. Lajmi u mësua nga ANSA nga burime pranë familjes dhe është konfirmuar nga avokati dhe miku i tij, Giorgio Assumma. Giuseppe Raimondo Vittorio Baudo, i cili njihej thjesht si Pippo ishte “zotëria” i televizionit italian. Mjeshtri i prezantuesve televizivë. Autor programesh, zbulues artistësh, këngëtarësh, aktorësh. Një njeri spektakli, ‘showman’, autor, aktor, orator, një multidimensional. Pippo Baudo punoi për televizionin publik thuajse përgjatë gjithë karrierës së tij. Siç ka rrëfyer shpesh, i ati, i cili i kishte dhënë një periudhë kohe për të provuar atë...