Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Reagim pas heqjes së përmendores së Isuf Celajt në Vuthaj
Heqja e përmendores së luftëtarit të të drejtave shqiptare, Isuf Celaj, ka nxitur reagime të forta nga komuniteti shqiptar. Në një deklaratë publike, nipi i tij, Gzim Celaj, e ka cilësuar këtë akt si një goditje ndaj historisë dhe dinjitetit të shqiptarëve në Mal të Zi. “Me indinjatë të thellë dhe shqetësim të madh, dënojmë aktin e paprecedentë të heqjes së përmendores së Isuf Celajt. Ky veprim përfaqëson një goditje të rëndë ndaj kujtesës historike, dinjitetit të komunitetit shqiptar dhe vlerave të bashkëjetesës demokratike,” tha ai. Gzim Celaj theksoi se Isuf Celaj nuk ishte figurë që nxit ndasi, por një mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve dhe një zë i drejtësisë që ka treguar guxim e humanizëm edhe për qytetarë të etnive të tjera. Ai...