A e dini cilët janë dhjetë muret më të famshme të botës

A e dini cilët janë dhjetë muret më të famshme të botës

Në çdo epokë historike, muret kanë luajtur gjithmonë rol mbrojtës për popullsinë vendase, por edhe janë ngritur si pengesa për ata që konsiderohen armiq. Po rendisim dhjetë mure të famshme, të cilat janë kthyer në simbole dhe dëshmi famëkeqe të periudhës së tyre. Muri i Berlinit Na kthen në një moment jo aq të largët të historisë së Europës. I ndërtuar në vitin 1961 nga qeveria e Gjermanisë Lindore për të parandaluar lëvizjen e lirë të njerëzve në Gjermaninë Perëndimore, Muri i Berlinit ishte simboli i Luftës së Ftohtë dhe i ndarjes midis Bllokut Perëndimor dhe Bllokut Sovjetik. Pas rënies së tij në 1989, disa pjesë të murit, duke përfshirë Galerinë East Side, janë ruajtur dhe transformuar në një muze të hapur.   Muri i lotëve,...