Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Befason deputetja e PD, i kërkon ndihmë inteligjencës artificiale për të bërë politikë
Nga shtatori do të shohim deputetët “përtacë”, të cilët do të përdorin Inteligjencën Artificiale për të modifikuar fjalimet. Siparin e ka hapur deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, e cila ka thirrur në ndihmë inteligjencën artificiale për të shkruar një denoncim për shëndetësinë. Versioni i shkruar nga deputetja mesa duket nuk ka qenë aq i fortë sa ajo priste, duke bërë që t’i kërkojë ndihmë Chat GPT që ti shkruajë një denoncim akoma më të fortë. Nga nxitimi, deputetja ka harruar te fshijë shënimin “Ja një version më i shkurtër dhe i fortë”… duke e postuar ne rrjetin social shkrimin bashkë me shënimet e Chat GPT.