Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Dafina Zeqiri nuk ka të ndalur, rikthehet me ”Faya”
Showbiz E Shtunë, 16 Gusht 2025 21:47 Dafina Zeqiri edhe pse vetëm para pak javësh është bërë nënë për herë të parë, artistja e dashur për publikun tashmë e ka gati projektin e saj më të ri muzikor. Ajo siç duket do të publikojë një këngë që mban titullin “Faya” dhe lansimi i saj do të jetë më 21 gusht. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dafina përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau me ndjekësit një fotografi shoqëruar me titullin e këngës dhe datën e lansimit.