Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ndahet nga jeta Pippo Baudo, ikona e televizionit italian
Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Pippo Baudo, një nga figurat më të dashura dhe më të rëndësishme të televizionit italian. Lajmi u konfirmua nga burime pranë familjes dhe nga avokati i tij historik, Giorgio Assumma. I lindur më 7 qershor 1936 në Militello in Val di Catania, Baudo për dekada mbeti një ikonë e padiskutueshme e ekranit italian. Ai fitoi zemrat e publikut me programe që bënë histori, duke filluar me “Settevoci” (1966–70) dhe “Canzonissima” (1972–73), për të arritur kulmin e suksesit në vitet ’80 me spektakle si “Domenica In”, “Fantastico” dhe “Serata d’onore”. Karriera e tij lidhet ngushtë me Festivalin e Sanremos, të cilin e ka drejtuar plot 13 herë, duke vendosur një rekord absolut. Përveçse prezantues, Baudo ka mbajtur edhe poste...