Sherr mes pesë personave në Laç/ Një i arrestuar dhe 4 në kërkim (EMRI)

Sherr mes pesë personave në Laç/ Një i arrestuar dhe 4 në kërkim (EMRI)

Një konflikt mes pesë personave ka ndodhur sot në rrugën “Kurbini”, të Laçit. Në pranga ka rënë Klajdi Rryta, i njohur edhe si Klajdi Tusha 37-vjeç, ndërsa 4 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, teksa raportohet se fatmirësisht nuk ka ndonjë person të dëmtuar. Gjatë arrestimit, policia i gjeti 37-vjeçarit një armë zjarri e tipit “Glock”, me fishek në fole gati për qitje. Arma me të cilën dyshohet se u qëllua edhe në ajër gjatë konfliktit u sekuestrua si provë materiale. Njoftimi i policisë: Pas njoftimit për një konflikt fizik ndërmjet disa shtetasve, rreth orës 11:00, në rrugën “Kurbini”, Laç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit fizik ndërmjet 5 shtetasve, gjatë të cilit dyshohet se...