Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pamje të frikshme! Pak para zjarrit të madh, në Delvinë u shfaq një tornado, fenomeni natyror shkatërron kosheret e bletëve
Janë publikuar pamje të frikshme pak përpara momentit të zjarrit të madh, që përfshiu zonën e Delvinës. Në këto pamje, duket se përpara se të bjerë zjarr, ka pasur një erë në formë tornadoje të pazakontë. Era ka marrë përpara kosheret e bletëve, duke shkatërruar një pjesë të mirë të tyre. Pas këtij momenti, ka nisur edhe zjarri përreth qytetit të Delvinës, që u kthye në një situatë të pazakontë, teksa shumë qytetarëve iu rrezikua edhe jeta. Edhe pse shumë banorë fjetën jashtë banesave, fatmirësisht nga flakët, nuk kishte viktima.