Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tronditet Italia, tre të ekzekutuar me plumb në kokë dhe një në gjendje të rëndë në Napoli
Të shtëna me armë u regjistruan këtë pasdite, të shtunën, më 16 gusht, në zonën Cuotto të Forio d’Ischia, ishull në gjirin e Napolit. Sipas mediave italiane katër persona u qëlluan me armë zjarri. Tre persona mbetën të vdekur dhe një i plagosur rëndë. Shkaqet dhe dinamika e ngjarjes janë ende të paqarta. Sipas raportimeve të para, personat e vrarë janë qëlluar me plumb në kokë, pothuajse si një ekzekutim. Incidenti ndodhi në zonën Cuotto në hyrje të një parku hotelesh të njohur në zonë.