“Nuk ka paqe pa Ukrainën në tryezë”, Starmer flet pas samitit të Alaskës: Përfundimi i luftës, më pranë se kurrë! Të përfshihet dhe Zelensky

“Nuk ka paqe pa Ukrainën në tryezë”, Starmer flet pas samitit të Alaskës: Përfundimi i luftës, më pranë se kurrë! Të përfshihet dhe Zelensky

Britania dukshëm ende beson në përpjekjet e presidentit Trump, për arritjen e paqes në Ukrainë, edhe pse ky i fundit mendon se tashmë topi është në fushën e Ukrainës dhe evropianëve, mbështetës stoik të Ukrainës. Starmer, ndërkohë që beson se përfundimi i luftës është më pranë se kurrë më parë, pas përpjekjeve të Trump, nënvizon se pa Zelenskin në tryezën e bisedimeve nuk do ketë paqe. Përmes Zelenskit, pikëpamjet e evropianëve do jenë një përforcim i qëndrimit dhe zgjidhjeve të ofruara nga Evropa dhe Britania mes tyre, krahas interesave amerikane në bisedimet direkte mes Trump dhe Putin, që nuk është se janë vetëm për Ukrainën, por edhe për çështje të tjera me interes të madh ekonomik për Amerikën dhe Rusinë. Britanikët kërkojnë shtrëngimin e presionit...