Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Riformatim i PD? Boçi, kundër! Nënkryetari i PD flet për TCH: Pasion momental i kritikëve, si mund të heqësh dikë nga drejtimi kur…
Humbja e zgjedhjeve i dha shkak kritikëve të Sali Berishës që të kërkojnë riformatim të thellë të Partisë Demokratike, që duhet të nisë me ndryshimin e strukturës, lidershipit dhe organizmit të partisë më të madhe të opozitës. Në një intervistë për Top Channel, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, e cilësoi si pasion momental lëvizjen e paralajmëruar në PD, duke i kujtuar të gjithë atyre që kanë mendim ndryshe se vota përcakton se kush duhet të ikë dhe të vijë, në të kundërt duhet të shohin opsionin e fraksionit. Kërkesa për riformatimin e Partisë Demokratike, duke nisur me lidershipin e saj, nuk ka mbërritur ende zyrtarisht në tryezën e Sali Berishës. Por, kritikët e doktorit për të arritur qëllimin e tyre do duhet të presin...