Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zjarr në fshatin ”Katund i Vjetër”, forcat zjarrfikëse në terren
Edhe pse moti është drejt rënies së shiut, një zjarr ka përfshirë masivin pyjor pranë fshatit turistik Katund i Vjetër, në Mirditë. Për shkak të terrenit të vështirë malor, ndërhyrja nga toka është e pamundur. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e mbrojtjes civile të Bashkisë Mirditë, të cilat po monitorojnë situatën dhe po punojnë për të shmangur përhapjen e flakëve.