Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Agjencia e Mbetjeve, 1.6 mln euro për të dizenjuar zonat e mbetjeve në Fier dhe Elbasan
Në mars të vitit 2024, qeveria krijoi Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, të cilën e kaloi në varësi të ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Një agjenci që “mbiu” pas dështimit të politikave për mbetjet në gjithë vendin, sidomos të inceneratorëve në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Roli i kësaj agjencia është kordinimi i institucioneve, qendrore dhe vendore, me partnerët nërkombëtarë, investitorët dhe palët e interesuara për zbatimin e menaxhimit. Duhet të merrej edhe për të favorizuar riciklimin dhe rekuperimin e mbetjeve. Më pak fjalë po bën gati projekte që mbetjet t’i marrin privatët dhe në këmbim ata do të rimbursohen. Një mënyrë koncesioni indirekte, ku gjithmonë ka kosto të stërmëdha në buxhetin e shtetit dhe në mjedisin ku gjenden këto vende. Njoftimi i Agjencisë së...