Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarr në fshatin ‘Katund i Vjetër’ në Mirditë, flakët djegin masivin pyjor, forcat zjarrfikëse në terren
Një zjarr ka përfshirë masivin pyjor pranë fshatit turistik Katund i Vjetër, në Mirditë. Për shkak të terrenit të vështirë malor, ndërhyrja nga toka është e pamundur. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e mbrojtjes civile të Bashkisë Mirditë, të cilat po monitorojnë situatën dhe po punojnë për të shmangur përhapjen e flakëve.