Takimi Trump-Putin, zbulohen kushtet e Rusisë

Takimi Trump-Putin, zbulohen kushtet e Rusisë

Ndonëse nuk e arriti synimin e tij kryesor për një armëpushim në Ukrainë, Donald Trump duket se mori propozime konkrete nga Vladimir Putin në takimin e Alaskës për mënyrat si mund t’i jepet fund luftës. Mediat amerikane citojnë burime të brendshme në Shtëpinë e Bardhë se shefi i Kremlinit ka propozuar që Ukraina t’i japë Rusisë kontrollin e plotë të rajoneve të Donjeckut e Luhanskut. Në tre vite e gjysmë luftë, ushtria ruse ka pushtuar 70% të këtyre rajoneve, ndërsa me kushtetutë i ka njohur ato si pjesë territoriale të Federatës Ruse pas referendumit të 2022-shit. Në këmbim të këtyre rajoneve, Putin ka premtuar garanci me traktate se nuk do të përparojë më me ushtrinë në Ukrainë dhe se nuk do të sulmojë asnjë vend...