Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Nuk kam kohë të merrem me ty
Poezi nga Agim DoçiMjaft më bezdise me xhelozinë tënde!Gjeta pak kohë të ta them ndër sy:Bota ime është më e madhe se çdo dhëmbjeLermë të lutem, nuk merrem dot me ty!Unë vij të përkëdhel e ti kurr nuk ngopeshAnkohesh, psherëtin e pastaj thua: – më ke xhan?Vërtitesh brenda vehtes e prej saj friksoheshNuk kam kohë të merrem me ty taman!E di se do trishtohesh dhe do kërkosh pardonPor unë e ndjej nga larg, do mbetesh po ajo!Sa më shumë të të dua, ti përsëri dyshonMë ndjek nga pas si hije, pastaj pyet: – a më do!?Tani fli dhe pafsh endrrat më të bukuraUnë do vij fshehurazi e të të puth në sySe lulet mezi presin, mbi to, të ndalet flutura…Ika…sepse nuk kam kohë të merrem...