Samiti në Alaskë, Putin: Takimi me Trump ishte në kohën e duhur dhe shumë i dobishëm

Samiti në Alaskë, Putin: Takimi me Trump ishte në kohën e duhur dhe shumë i dobishëm

Presidenti rus Vladimir Putin, ka reaguar për takimin që mbajti me Trump në Alaskë. Pas kthimit në Rusi presidenti rus tha se diskutoi shkaqet e krizës në Ukrainë me homologun e tij amerikan.Lexo edhe :Related Posts Vladimir Putin deklaroi se vizita e tij në Alaska ishte “e dobishme dhe në kohën e duhur”. “Patëm mundësinë, të cilën e shfrytëzuam, për të folur për shkaqet që shkaktuan krizën. Është pikërisht eliminimi i këtyre shkaqeve të thella që duhet të formojnë bazën e zgjidhjes”, tha Putin. Udhëheqësi rus deklaroi gjithashtu se biseda që pati me Donald Trump ishte “e sinqertë dhe thelbësore”.