No Image Available

Të rinjtë e papunë të Kinës hiqen sikur kanë punë

Foto ilustruese PEKIN- Askush nuk do të donte të punonte pa marrë rrogë. Megjithatë, pagesa e kompanive ku bëhet sikur punohet është bërë popullore në mesin e të rinjve të papunë në Kinë. Zhvillimi vjen në një kohë kur ekonomia dhe tregu i punës në Kinë janë ngadalësuar. Papunësia e të rinjve kinezë mbetet kokëfortësisht e lartë, në më shumë se 14%. Me punët e vërteta që po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u gjetur, disa të rinj do të preferonin të paguheshin për të shkuar në një zyrë sesa të ngujoheshin në shtëpi. Shui Zhou, 30 vjeç, kishte një sipërmarrje biznesi ushqimor që dështoi në vitin 2024. Në prill të këtij viti, ai filloi të paguante 30 juanë (4.20 dollarë; 3.10 paund) në ditë...