Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Denoncimi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka denoncuar përmes një postimi në rrjetet sociale se aparati i brakiterapisë në QSUT është sërish jashtë funskionit dhe se dhjetra pacientë me kancer kanë mbetur pa trajtimin jetik. Ajo thotë se çdo seancë e humbur është rrezik për jetën dhe se kjo nuk është hera e parë, por një skandal i përsëritur. Vokshi shton më tej se e ka depozituar në SPAK prej rreth një viti kallëzimin për Edi Ramën, ministrat e Shëndetësisë, drejtuesit e QSUT e Onkologjikut për vrasje me dashje, shpërdorim detyre, neglizhencë mjekësore, por asgjë nuk ka ndryshuar. Sipas saj, SPAK duke heshtur, është bashkëfajtor. Postimi i plotë Skandal i përsëritur në Onkologjik! Aparati i brakiterapisë në QSUT është sërish jashtë funksionit. Dhjetëra pacientë me kancer...