Kalaja e Bashtovës rikthehet në jetë, event i hapur për vizitorët më 29 gusht

Kalaja e Bashtovës rikthehet në jetë, event i hapur për vizitorët më 29 gusht

Kalaja e Bashtovës, dikur një sit historik i braktisur, sot është rikthyer në jetë dhe është gati për të mirëpritur vizitorët, falë mbështetjes së Bashkimit Evropian përmes programit EU4Culture, i zbatuar nga UNOPS.Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ftoi të apasionuarit pas trashëgimisë kulturore që të marrin pjesë në një aktivitet të hapur për publikun më 29 gusht, i cili sjell historinë në jetë përmes mureve të restauruara, një qendre të re vizitorësh dhe një eksperience multimediale që lidh të shkuarën me të tashmen.“Kjo nuk është thjesht një festë, është fillimi i një kapitulli të ri për një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Shqipëri”, deklaroi ministri Gonxhja.Kalaja e Bashtovës është një kështjellë katërkëndore mesjetare e vendosur pranë grykederdhjes së...