Vlora Çitaku: 1400 biznese në Kosovë rrezikojnë shkyçjen nga energjia elektrike

Vlora Çitaku: 1400 biznese në Kosovë rrezikojnë shkyçjen nga energjia elektrike

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka bërë thirrje për vëmendje lidhur me paralajmërimin për shkyçjen nga rrjeti i energjisë elektrike të rreth 1 400 bizneseve, kryesisht prodhues.Në një postim në Facebook, Çitaku tha se kjo situatë po rrezikon seriozisht mijëra vende pune dhe të ardhurat e punëtorëve dhe familjeve të tyre. Ajo kritikoi vendimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe Qeverisë, duke i cilësuar si masë që dëmton sektorin privat dhe ekonominë e vendit.“Qytetarët janë të lodhur nga çmimet e larta të energjisë dhe produkteve bazë, ndërsa tani përballen edhe me rrezikun e papunësisë masive,” tha Çitaku. Ajo shtoi se ky është vazhdim i përpjekjeve të qëllimshme për të shkatërruar sektorin privat, ashtu siç është bërë edhe me institucionet e pavarura, dhe e...