Tragjike! E goditi disa herë me thikë dhe më pas e mbyti me jastëk, e moshuara vret partnerin e saj të sëmurë: Nuk ia dilja dot më

Tragjike! E goditi disa herë me thikë dhe më pas e mbyti me jastëk, e moshuara vret partnerin e saj të sëmurë: Nuk ia dilja dot më

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Milanon në natën e Ferragostos. Një grua 64-vjeçare, Nunzia Antonia Mancini, dyshohet se ka vrarë partnerin e saj prej më shumë se 40 vitesh, Vincenzo Ferrigno, 73 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, gruaja fillimisht e goditi disa herë me thikë të moshuarin, i cili ndodhej në gjumë, dhe më pas e mbyti me jastëk. Pas ngjarjes, ajo ka zbritur në rrugë dhe ka telefonuar policinë duke thënë: “E vrava, nuk ia dilja më.” Policia dhe ekipet e emergjencës mbërritën në banesën e çiftit, në katin e dytë të një pallati në Milano, ku gjetën trupin e pajetë të Ferrignos në shtrat. Viktima, ish-shitës gazete, kishte pësuar disa goditje në tru gjatë viteve të fundit dhe gjendja e tij shëndetësore ishte...