Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Raporti i Kremlinit: Autoritetet shqiptare rusofobe, zyrtari që “shqetësoi” ambasadën ruse në Tiranë
“Manifestimet rusofobe në Shqipëri përfshijnë një sërë materialesh mediatike antiruse”. Është ky konkluzioni i raportit të përbashkët të Ministrisë së Jashtme Ruse dhe asaj Bjelloruse me titull “Situata e të Drejtave të Njeriut në vende të caktuara”. Të dyja këto vende pretendojnë se raporti pasqyron shembuj realë të manifestimeve negative në fushën e të drejtave të njeriut në vendet e “Perëndimit Kolektiv”. Sergey Vershinin, zëvendësi i Ministrit të Jashtëm Rus Lavrov, deklaron se “në këtë raport gjenden raste flagrante të dhunimit të të drejtave të njeriut në shtete që e konsiderojnë veten demokraci ekzemplare, ku autoritetet janë mësuar të justifikojnë mosveprimin e tyre me referenca hipokrite të gjoja natyrës absolute të lirisë së shprehjes”. Në përmbledhjen rreth Shqipërisë, qeverinë ruse e shqetëson një rast që...