Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
New York Times zbardh detajet: Trump do të flasë të hënën me Zelenskyn për shkëmbimin e territoreve me Rusinë
Donald Trump do të flasë të hënën me Volodymyr Zelenskyn për shkëmbimin e territoreve me Rusinë. Këtë e raporton New York Times, duke cituar disa burime, sipas të cilave udhëheqësit evropianë janë ftuar të marrin pjesë në bisedimet e së hënës. “Trump u ka thënë udhëheqësve evropianë të mbështesin një plan për të vënë fund luftës në Ukrainë duke i dorëzuar Rusisë territoret që nuk janë pushtuar, në vend që të përpiqen për një armëpushim,” shkruan New York Times. Pas takimit me Vladimir Putinin, Trump ka hequr dorë nga kërkesa për një armëpushim të menjëhershëm dhe sipas New York Times tani mendon se është e mundur të negociohet një marrëveshje paqeje e shpejtë nëse Zelensky pranon të dorëzojë pjesën tjetër të Donbasit, përfshirë edhe zonat...