Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rënie e numrit të nxënësve: 11 mijë më pak në shkolla, emigrimi dhe tendenca e çifteve për vetëm një fëmijë
Sistemi arsimor parauniversitar po pëson tkurrje të fortë. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se rreth 11 mijë fëmijë munguan vitin shkollor që mbyllëm krahasuar me atë të një viti më parë. Uljen më të ndjeshme e ka përjetuar arsimi bazë. Rreth 7 mijë nxënës në arsimin 9-vjeçar dhe 2565 gjimnazistë më pak kishte në bankat e shkollës në 2025, krahasuar me vitin e shkuar. “Nëse e intepretojmë automatikisht lidhet me impaktin se sa fëmijë kanë ardhur në jetë në 10 vjecarin e fundit dhe cili është largimi i popullsisë në këto zona, sepse ndryshon periferia me Tiranën. Fakti që kemi uljen më të madhe në arsimin 9-vjeçar, është ajo që lexon pikërisht pasojën pse ne nuk kemi më të paktën dy fëmijë për...