Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Takimi Putin-Trump në Alaskë, historik për këtë kohë lufte”, Berisha: Samiti shënoi një kthesë të mundshme për një marrëveshje
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me Samitin e zhvilluar dje në Alaskë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, një takim që synon të japë zgjidhje përfundimtare për luftën Rusi–Ukrainë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha e cilëson Samitin si një “takim historik”, ndërsa nënvizon se, ndonëse nuk u arrit një marrëveshje, bisedimet tre-orëshe kanë shënuar një progres të ndjeshëm. “Samiti pas tre orësh bisedime përfundoi pa marrëveshje, por me ‘progres shumë të madh’, deklaroi Presidenti Trump në konferencën e përbashkët për shtyp me Vladimir Putin,” shkruan Berisha. Sipas tij, ky progres përbën një sinjal pozitiv që mund të çojë drejt një armëpushimi dhe një marrëveshjeje përfundimtare midis palëve ndërluftuese. “Kjo nënkupton se Samiti ka shënuar...