Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Madonna feston ditëlindjen – 67 vite jetë, mbi katër dekada në majat e muzikës botërore
Sot, më 16 gusht, bota e artit dhe muzikës kujton lindjen e një prej figurave më të mëdha të pop-it, Madonna-s. E lindur në vitin 1958 në Bay City të Michigan-it, ajo arriti të transformojë jo vetëm muzikën, por edhe mënyrën se si arti i pop-it perceptohet në kulturën bashkëkohore. Fillimet dhe ngjitja drejt suksesit Në fillim të viteve ’80, Madonna u shpërngul në Nju Jork me ëndrrën për të bërë karrierë. Pa shumë mjete ekonomike, por me një energji të pashtershme, ajo nisi të performonte në klube të vogla dhe të eksperimentonte me stile të ndryshme. Albumi i saj i parë, “Madonna” (1983), solli suksesin e menjëhershëm me këngë si Holiday dhe Borderline, shkruan KultPlus. Pak vite më vonë, ajo u kthye në një...