Deputetët britanikë kërkojnë evakuimin urgjent të fëmijëve të sëmurë dhe të plagosur nga Gaza: Sillini menjëherë këtu për kurim

Deputetët britanikë kërkojnë evakuimin urgjent të fëmijëve të sëmurë dhe të plagosur nga Gaza: Sillini menjëherë këtu për kurim

Një grup prej 96 deputetësh ndërpartiakë i ka bërë thirrje qeverisë britanike të sjellë pa vonesë fëmijët e sëmurë dhe të plagosur nga Gaza në Mbretërinë e Bashkuar për trajtim mjekësor emergjent, për shkak të rrezikut të menjëhershëm për jetën e tyre dhe kolapsit të sistemit shëndetësor në territorin palestinez. Në një letër drejtuar ministrave të Shëndetësisë, Punëve të Jashtme dhe të Brendshme, deputetët theksojnë se infrastruktura jetike në Gaza është “shkatërruar”, ndërsa mungesa e ushqimit, ujit dhe medikamenteve ka krijuar një katastrofë humanitare dhe mjekësore me përmasa të tmerrshme. Ata kërkuan heqjen e të gjitha pengesave burokratike, përfshirë procedurat biometrike, dhe propozuan që evakuimi të bëhet mbi bazën e domosdoshmërisë klinike, pa u ndikuar nga interesa politike apo financiare. Deputetët po punojnë me organizatën...