Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Situata e zjarreve në vend, ende 10 vatra aktive! Tre të tjera nën monitorim, dhjetëra forca zjarrfikëse në terren
Situata e zjarreve në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm, teksa aktive mbeten vetëm 10 vatra, ndërsa tre të tjera janë nën monitorim. -Bashkia Bulqizë: Në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të Vjetër Bulqizë. Në operacion sot janë angazhuar 8 efektivë të MZSH Bulqizë, 7 forca bashkiake, 8 forca të pyjores dhe 30 forca ushtarake të FA. Zjarri zhvillohet në pyje të larta dhe bimësi të dendur duke marrë drejtim nga fshati Valikardhë. Prezenca e tymit është e lartë dhe intensiteti i flakëve mbetet i fortë. Banesat nuk rrezikohen. Në vendngjarje ka operuar edhe një helikopter i Forcës Ajrore. Aktiv –Bashkia Bulqizë: Vatra e zjarrit e rënë më...