Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Vlorë, mungojnë korsitë e emergjencave, ambulancat ngelen gjithmonë në trafik
SYRI TV Në Vlorë, një nga qytete e frekuentuara në sezonin veror mungojnë korsitë e emergjencave. Por edhe në ato akse rrugore ku janë, bllokohen nga automjete të tjera, ose janë jashtë funksionit. Qytetarët shprehen se bashkia duhet te marrë masa për këtë situatë. Korsia e ndërtuar në rrugën "Ali Demi" në Vlorë prej vitesh gjendet jashtë funksionit. Në qytetin bregdetar mungojnë korsitë e emergjencave teksa autoambulancat e kanë të vështirë për të dhënë ndihmën mjekësore në kohë pasi ngecin në trafikun e rënduar. Në lidhje me bllokimin e korsisë së dedikuar për autoambulancat, as policia bashkiake dhe as ajo e shtetit nuk marrin masa, pasi ky segment shpesh herë është bërë edhe burim aksidentesh, ku ka pasur raste të shumta që janë aksidentuar kalimtarë.