Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vuçiç përballet me protestat më të mëdha, policët po plagosen
Bota E Shtunë, 16 Gusht 2025 16:13 Policia e Serbisë përdori gaz lotsjellës dhe automjete për kontrollin e turmës, për të shpërndarë protestuesit antiqeveritarë të cilët hodhën fishekzjarre dhe flakë të forta ndaj oficerëve të policisë, në atë që shihet si një përshkallëzim i madh i protestave nëntëmujore. Kontejnerët e mbeturinave u përmbysën dhe iu vunë flakë. Policia hodhi bombola gazi lotsjellës për të larguar protestuesit. Protesta u mbajtën në disa qytete të tjera, Novi Sad, Nish, Kragujevac dhe Valjevo. Gaz lotsjellës u përdor edhe në Nish. Nuk kishte shifra zyrtare se sa njerëz u plagosën. Vala e protestave në të gjithë Serbinë, vjen si pasojë e vdekjes së 16 personave kur një çati në një stacion hekurudhor të rinovuar në Novi Sad u shemb....