Tefta Radi vjen “Në valët e zërit tënd” të Klodian Kojashi, si një kthim në kujtesë

Tefta Radi vjen “Në valët e zërit tënd” të Klodian Kojashi, si një kthim në kujtesë

Nga Albert Vataj Kushtimi për një këngë, për një grua të bukur e të zgjuar, nuk është kurrë thjesht një fjalë e rastësishme. Është një akt kujtese, një kthim prapa në kohë për të risjellë dritën dhe hijeshinë e një personazhi që ka lënë gjurmë. Vitet ikin, njerëzit ndryshojnë, kujtimet zbehen, por ka figura që mbeten, jo vetëm për atë çfarë kanë bërë, por për mënyrën se si e kanë bërë. Tefta Radi është ndër këto figura, një emër që nuk lidhet vetëm me lajmin, me ekranin, me TVSH-në, por me një zë, me një mënyrë të të qenit që e shndërroi në ikonë. Nëse sot kujtojmë Teftën, nuk është thjesht ngaqë ajo lexoi lajme. Ajo kishte dhuntinë e rrallë të shndërronte fjalën e shkruar...