Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zjarret në vend, 10 vatra aktive
Ministria e Mbrojtjes ka bërë publik bilancin e zjarreve në vend. Sipas saj, aktualisht në Shqipëri ka 13 vatra zjarri, nga të cilat 10 janë aktive dhe 3 në monitorim. Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes: * Bashkia Bulqizë: Në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të Vjetër Bulqizë. Në operacion sot janë angazhuar 8 efektivë të MZSH Bulqizë, 7 forca bashkiake, 8 forca të pyjores dhe 30 forca ushtarake të FA. Zjarri zhvillohet në pyje të larta dhe bimësi të dendur duke marrë drejtim nga fshati Valikardhë. Prezenca e tymit është e lartë dhe intensiteti i flakëve mbetet i fortë. Banesat nuk rrezikohen. Në vendngjarje ka operuar...