Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“10 vatra zjarri aktive, në monitorim 3 të tjera”/ Situata me zjarret, ja përditësimi i gjerë i Ministrisë së Mbrojtjes
13 vatra zjarresh janë regjistruar në total në të gjithë vendin në 24 orët e fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht janë aktive 10 vatra zjarresh dhe 3 të tjera në monitorim. * Bashkia Bulqizë: Në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të Vjetër Bulqizë. Në operacion sot janë angazhuar 8 efektivë të MZSH Bulqizë, 7 forca bashkiake, 8 forca të pyjores dhe 30 forca ushtarake të FA. Zjarri zhvillohet në pyje të larta dhe bimësi të dendur duke marrë drejtim nga fshati Valikardhë. Prezenca e tymit është e lartë dhe intensiteti i flakëve mbetet i fortë. Banesat nuk rrezikohen. Në vendngjarje ka operuar edhe një helikopter i...