Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rajmonda Bulku, gruaja sharmante e aktrimit, ylli që shkëlqen ende në qiellin e adhurimit
Albert Vataj Ka yje që lindin dhe shuhen shpejt, ka të tjerë që mbeten përjetësisht në qiellin e kujtesës sonë. Rajmonda Bulku është nga ata yje të rrallë, që nuk njeh perëndim, sepse rrezet e saj nuk ushqehen vetëm nga koha, por nga dashuria e njerëzve dhe fuqia e artit që ajo mishëroi. Sot, më 16 gusht 2025, kur ajo mbush 67 vjeç, nuk numërohen vetëm vitet e jetës së saj, por shënohet një udhëtim i gjatë i skalitur me daltën e talentit, pasionit dhe sakrificës. Si një Pranverë që çeli herët në ekran me filmin “Dimri i fundit”, Rajmonda Bulku u bë menjëherë pjesë e kujtimeve kolektive të shqiptarëve. Që atëherë, çdo rol i saj ishte një gur i çmuar në mozaikun e artit...