Lin Festival, përçim i vlerave të trashëgimisë te brezat e rinj

Lin Festival, përçim i vlerave të trashëgimisë te brezat e rinj

Në fshatin piktoresk të Linit në Pogradec u çel edicioni i tretë i Lin Festival, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë me ndërthurjen e performancave të artistëve nga trevat shqiptare. Lin Festival ka mbledhur me qindra banorë dhe turistë të huaj, të cilët pushojnë në fshatin e konfirmuar tashmë si vendbanimi më i vjetër palafit në Europë. Gjatë ditëve të festivalit (14-16 gusht) muzika, vallet, zakonet dhe trashëgimia kulturore e të parëve ofrojnë një udhëtim unik në historinë dhe shpirtin e kësaj zone. Organizatori i këtij festivali, Altin Tila tha se “ripërjetimi i trashëgimisë kulturore dhe përçimi i saj tek brezat e rinj, është qëllimi i Lin Festival, i cili mbahet për të tretin vit radhazi në fshatin piktoresk të Linit. Qëllimi është jo vetëm...