BE kërkon takim trepalësh: Të jetë dhe Zelensky, ne të gatshëm të ndihmojmë!

BE kërkon takim trepalësh: Të jetë dhe Zelensky, ne të gatshëm të ndihmojmë!

Në Europë, takimi mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin u ndoq me vëmendje e u pasua nga një deklaratë e përbashkët e liderëve të BE-së”, që pohuan se si mirëpresin përpjekjet e republikanit për të ndaluar vrasjet në Ukrainë, për të përfunduar luftën e agresionit të Rusisë dhe për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”. Hapi i ardhshëm, siç theksohet aty, duhet të jenë bisedimet e mëtejshme ndërmjet Trumpit dhe Putinit, duke përfshirë këtë radhë edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Krerët europianë shprehin gatishmërinë e tyre për të punuar me Trumpin dhe Zelenskyn për realizimin e takimit trepalësh. “ Ukraina duhet të ketë garanci të forta sigurie për të mbrojtur në mënyrë efektive sovranitetin dhe integritetin e saj...