Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Analiza e Deutsche Welle/ Samiti i Alaskës, 1:0 për Putinin
Samiti i shumëpritur midis Presidentit të SHBA-së Trump dhe udhëheqësit të Kremlinit Putin përfundoi pa ndonjë rezultat konkret. Në konferencën për shtyp Trumpi ia dha fjalën fillimisht Putinit. Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema kryesore e takimit midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin ishte përfundimi i luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës. Po me sa duket nga takimi nuk ka ndonjë rezultat konkret. Pas samitit të tyre në Alaskë Trump dhe Putin thanë se bisedimet e tyre kishin qenë pozitive. Presidentit rus Vladimir Putin tha gjatë një deklarate për shtyp, ku atij iu dha fjala si i pari, se bisedimet kishin qenë konstruktive dhe të pasura në përmbajtje....