Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“9 muaj revoltë qytetare”/ Protestat antiqeveritare në Serbi, protestuesit kërkojnë zgjedhje të parakohshme, Vuçiç…
Në Serbi, protestat antiqeveritare kanë hyrë në muajin e nëntë, duke sjellë përplasje të ashpra mes demonstruesve dhe policisë në Beograd e disa qytete të tjera. Protestuesit kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë e Novi Sadit dhe zgjedhje të parakohshme, ndërsa qeveria serbe mohon çdo përgjegjësi dhe refuzon të japë dorëheqje. Edhe nata e së premtes ishte e rëndë në disa qytete serbe. Serbia po kalon prej muajsh një valë të fuqishme protestash antiqeveritare, të cilat edhe këtë javë kanë mbushur rrugët e disa qyteteve kryesore, ku nuk kanë munguar incidentet dhe përplasjet e forta edhe fizike. Incidentet me policinë dhe mbështetësit e pushtetit janë bërë pothuajse të përditshme, ndërsa protestat e udhëhequra nga studentët kanë nisur që 9 muaj më parë. Mbrëmjen e së premtes, në...