Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministri Vengu: Shpërndahen 11 tonë ushqim për bagëtitë në Gramsh
Drejtoria e Rezervave të Shtetit ka shpërndarë 11 ton koncentrat për ushqimin e bagëtive në mbështetje të blegtorëve në Gramsh. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Ai thotë se koncentrat për ushqimin është shpërndarë edhe në Delvinë e Himarë gjatë këtyre ditëve. “Në mbështetje të blegtorëve të Bashkisë Gramsh, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit shpërndau 11 ton koncentrat për ushqimin e bagëtive. Ndërkohë, në Delvinë dhe Himarë, gjatë ditëve të fundit, blegtorët e zonës janë ndihmuar me 38 ton koncentrat”, ka shkruar ministri Vengu në Facebook.