Me delen në krahë me motor, flet për herë të parë shqiptari që bëri xhiron e rrjetit

Me delen në krahë me motor, flet për herë të parë shqiptari që bëri xhiron e rrjetit

Një 33-vjeçar shqiptar, Olsien Muçobega, u kthye në simbol të humanizmit teksa transportonte një dele në krah me motorin e tij, duke e shpëtuar nga flakët që përfshinë rajonin e Patrës para disa ditësh. Pamjet u bënë virale dhe prekën zemrat e mijëra njerëzve në Greqi dhe përtej saj, megjithatë kjo nuk ishte e vetmja kafshë që ai shpëtoi atë ditë, shkruan media greke Protothema.gr. Bashkë me miqtë e tij, ai nxori nga zona e rrezikut qentë e lidhur, kafshë të frikësuara, të braktisura nga pronarët që kishin ikur me shpresën për të shpëtuar veten. “E di sa kafshë shpëtuam atë ditë? Dhe shumë qenë të lidhur… Të ikësh dhe t’i lësh kafshët të lidhura, kjo nuk është harresë. Është krim”, shprehet ai për mediat...