Aksident në Kryeqytet/ Makina përplas biçiklistin, shoferi largohet nga vendngjarja, ja detajet e para rreth ngjarjes

Aksident në Kryeqytet/ Makina përplas biçiklistin, shoferi largohet nga vendngjarja, ja detajet e para rreth ngjarjes

Një 48-vjeçar që lëvizte me biçikletë është përplasur nga një makinë dhe ka përfunduar në spital. Aksidenti ndodhi një ditë më parë në Tiranë. I plagosuri me inciale B.Gj. 48 vjeç po mbahet nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë, ai u përplas nga një makinë tip Benz, drejtuesi i të cilit nuk është identifikuar ende. Shoferi u largua nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit.