Plagosi me thikë bashkëjetuesen pas sherrit në shtëpi, vihet në pranga 41-vjeçari në Tiranë!

Plagosi me thikë bashkëjetuesen pas sherrit në shtëpi, vihet në pranga 41-vjeçari në Tiranë!

Një plagosje ka ndodhi në kryeqytet mbrëmjen e djeshme. 41-vjeçari me iniciale F. C., ka plagosur me thikë për motive të dobëta bashkëjetuesen e tij. Autori tashmë është vënë në pranga, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas një debati në banesën e tyre. “Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar shtetasin: -F. C., 41 vjeç. 41-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka...