Rëndohet bilanci viktimave nga përmbytjet e rënda në Pakistan! Konfirmohen mbi 300 humbje jete, dhjetëra shtëpi të shkatërruara

Rëndohet bilanci viktimave nga përmbytjet e rënda në Pakistan! Konfirmohen mbi 300 humbje jete, dhjetëra shtëpi të shkatërruara

Të paktën 307 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat e dendura musonike që kanë goditur veriperëndimin e Pakistanit dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani. Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet më tej. Shumica e viktimave në Khyber Pakhtunkhwa. Pjesa më e madhe e vdekjeve është regjistruar në Khyber Pakhtunkhwa, një provincë malore pranë kufirit me Afganistanin, ku të paktën 74 shtëpi janë dëmtuar rëndë. Një helikopter shpëtimi M-17 u rrëzua për shkak të motit të keq gjatë operacionit në rajonin Bajaur, duke vrarë pesë anëtarë të ekuipazhit. Në Kashmirin e administruar nga Pakistani, autoritetet raportuan nëntë viktima, ndërsa pesë persona të tjerë humbën jetën në Gilgit-Baltistan. Në pjesën e Kashmirit...